Ballina Bota

TUNIZI – Procedime penale për pacientët që përhapin koronavirusin

TUNIZ, 7 prill /ATSH-AFP/- Ministri i Brendshëm tunizian, Hichem Mechichi, tha sot se njerëzit e sëmurë me COVID-19 mund të ndiqen penalisht nëse nuk i zbatojnë kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe si rrjedhojë infektojnë njerëz të tjerë.

“Nëse një pacient nuk respekton izolimin e kërkuar dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kështu infekton një person tjetër, ne mund ta ndjekim penalisht sipas kodit penal dhe nëse infektimi rezulton me vdekje, ai mund të akuzohet për vrasje”, tha Mechichi në një konferencë për shtyp.

I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Abdellatif Mekki, ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të kufizimit të rreptë të daljeve, ndërkohë që kufizimi i vendosur më 22 mars është respektuar më pak në ditët e fundit.

Tunizia ka regjistruar zyrtarisht 600 raste infektimi me COVID-19, 22 prej të cilëve kanë vdekur./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Shkalla e rritjes së rasteve me COVID-19 në vend më e shpejta në botë
Artikulli tjetërE rëndësishme të mos vendosim për ekonominë pa kuptuar dinamikën e luftës për jetën