Ballina Flash

OBSH publikon fakte të reja lidhur me COVID-19

TIRANE, 7 prill/ATSH/- Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar disa fakte të cilat duhen ditur nga qytetarët në lidhje me koronavirusin.

“FAKT: Ju mund të shëroheni nga COVID-19. Nëse prekesh nga koronavirusi i ri nuk do të thotë se do ta kesh sëmundjen për gjithë jetën. FAKT: Ekspozimi ndaj diellit apo ndaj temperaturave më të larta se 25°C nuk e parandalon COVID-19”, bën të ditur OBSH.

Gjithashtu, OBSH thekson një tjetër fakt ”pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme”.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Lajmi i mirë, 15 të shëruar sot
Artikulli tjetërEmigrantë në kufi/ Majko tregon bisedën me një mjek: Më mirë të shtrirë ata atje në Kapshticë, se sa të vdekur të gjithë në spital