NJU JORK, 6 prill /ATSH -ANSA/- Për të përballuar urgjencën e varrosjeve për shkak të rritjes së viktimave të koronavirusit, bashkia e New Yorkut mund të përdorë varret masive të ndërtuara në disa parqe publike.
Masa ekstreme është përfshirë në një nga planet e urgjencës të zhvilluara ditët e fundit dhe që mund të nxitet nëse morgjet e qytetit nuk do të ishin më në gjendje të pranonin kufomat.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në SHBA kaloi pragun e 10 000 vdekjeve sot, sipas një raporti nga Universiteti “Johns Hopkins”.
Vendi ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara në botë të lidhura me COVID-19, me 347 003 të infektuar dhe 10 335 vdekje.























