Ballina Bota

ITALI – Shërohet infermierja Elena, simbol i luftës kundër COVID-19

KREMONA, 4 prill /ATSH- MIA / – Shërohet infermierja Elena Pagliarini, e cila ishte fotografuar në një spital në Kremona, kur pas punës së lodhshme, e veshur me maskë mbrojtëse, doreza dhe veshje mbrojtëse, e kishte zënë gjumi përmbi tastierën e kompjuterit.

Infermierja me foton e saj emocionoi gjithë botën, dhe ishte kthyer në simbolin e luftës kundër koronavirusit në Itali.

Pesë ditë pas fotografimit, Elena 43 vjeçare ishte infektuar nga COVID-19 , dhe pas testit të parë negativ, e pret edhe një test dhe më pas ajo mund të kthehet në punë.

“Mezi po pres të kthehem në punë ”, deklaroi Elena para gazetarëve. /os/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – Shkon në 620 numri i viktimave nga koronavirusi
Artikulli tjetërParqet në Prishtinë të boshatisura, qytetarët zbatojnë vendimin e qeverisë