Ballina Flash

BM – E fejuara shtatzënë e Johnson dyshohet për simptoma të Covid-19

LONDËR, 4 prill /ATSH-DPA/ – Carrie Symonds, e fejuara shtatzënë e kryeministrit britanik, Boris Johnson, konfirmoi se vuante nga simptomat e Covid-19 ashtu si partneri i saj.

Por ndryshe nga Johnson dhe princi britanik, Charles i cili gjithashtu rezultoi pozitiv, Symonds, 32 vjeçe, nuk u testua për të parë nëse ishte e infektuar.

“Javën e kaluar qëndrova në shtrat dhe kisha simptomat kryesore të koronavirusit. Unë nuk kam nevojë për tu testuar dhe pas shtatë ditësh pushimi, ndihem më e fortë dhe jam në duke u përmirësuar”, shkruajti Symonds në Twitter, e cila pritet të lindë në mes të vitit.

“Të qënit shtatzënë me Covid-19 dukshëm është shqetësuese. Për gratë e tjera shtatzëna, ju lutemi lexoni dhe ndiqni udhëzimet më të përditësuara”, shtoi Symonds. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCuomo: Ditë e trishtuar për New Yorkun, 630 viktima nga koronavirusi
Artikulli tjetërInfermierja shqiptare në pritje të ëmbël që lufton me COVID-19 në SHBA: Do të vazhdoj në krye të detyrës deri në ditën e fundit