Ballina Bota

COVID-19 – Spanja vendos “superizolimin” kombëtar

MADRID, 31 mars /ATSH-AFP/- Spanja tashmë ka vendosur një nga kufizimet më të rënda në planet që nga 15 marsI.

Në anën tjetër të Pirenejve, është e pamundur, për shembull, të justifikohet largimi nga shtëpia për vrap ose një shëtitje me fëmijët.

Por këtë javë, qeveria mori një masë tjetër edhe më serioze. Që nga e hëna dhe deri të dielën e Pashkëve, më 12 prill, vetëm punonjësit e veprimtarive që konsiderohen thelbësore lejohen të shkojnë në vendin e tyre të punës.

Përveç personelit shëndetësor dhe policisë, i gjithë zinxhiri ushqimor, nga fermeri deri tek arkëtari në supermarket, industria farmaceutike, prodhimi i produkteve sanitare dhe ai i veshjeve mund të vazhdojnë gjithashtu punën./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPasojat nga tërmeti/ Qeveria nuk do ta ndalojë procesin e rindërtimit
Artikulli tjetërRama për Radio Capital: Italia na është gjendur gjithmonë pranë