Ballina Flash

JAPONI – Caktohen datat e riorganizimit të Lojërave Olimpike

TOKIO, 30 mars /ATSH-DPA/ – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorët olimpikë të Tokios kanë rënë dakord që Lojërat Olimpike të zhvillohen midis datave 23 korrik dhe 8 gusht 2021.

Presidenti i komitetit organizativ, Yoshiro Mori njoftoi se Lojrat do të zhvillohen saktësisht një vit më vonë nga sa ishin planifikuar fillimisht, pasi datat e para të Tokios 2020 ishin 24 korrik – 9 gusht. Paraolimpiada do të fillojë më 24 gusht dhe do të vazhdojë deri më 5 shtator.

Njoftimi nënkupton se kampionatet botërore të vitit 2021 në disa sporte, përfshirë sportet olimpike të notit dhe atletikës, duhet të gjejnë data të reja. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Komisioni Europian në kontakt me mediet për të luftuar lajmet e rreme
Artikulli tjetërCOVID 19/ Prefekti Nasto për ATSH: Sot shpërndamë 200 pako ushqimore në Durrës