Ballina Bota

SIRI – Raportohet viktima e parë nga COVID-19

DAMASK, 19 mars /ATSH-DPA/ –  Ministria e Shëndetit në Siri raportoi sot viktimën e parë nga COVID-19.

Ministria shtoi se një grua vdiq menjëherë pasi u pranua në spital, ku testi konfirmoi se ishte e infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, qeveria siriane ndaloi lëvizjen midis provincave, nga e marta deri në 16 prill, si masë paraprake për të parandaluar përhapjen e virusit.

Qeveria siriane njoftoi për pesë të infektuar në zonat nën kontrollin e saj. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBelsh, shpërndahen ndihma për 23 familje në nevojë
Artikulli tjetërBrataj përshëndet ekipin mjekësor shqiptar në ndihmë të Italisë: Krenarë për ju që shkoni të shpëtoni jetë