TIRANË, 29 mars/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) po ndjek me kujdes procesin e leximit të matësave, në kushtet kur vendi ndodhet në emergjencë për shkak të COVID-19.
OSSH njoftoi se grupet e punës kanë masat e nevojshme të mbrojtjes dhe pajisjet e punës.
Në të gjithë territorin e vendit, thotë OSSH, po vijon procesi i leximit të matësave, me qëllim realizimin e një shërbimi sa më cilësor të faturimit.
“Grupet e lexuesve janë njohur me grafikun e ndarjes së detyrave, duke patur si objektiv mbulimin e sa më shumë zonave”, njoftoi OSSH-ja./a.gjonaj/ /a.a/





















