Ballina Bota

ITALI – Conte: Situata që po kalojmë përgjegjësi e të gjithëve

ROMË, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Situata që po kalojmë mbetet përgjegjësi e të gjithëve, deklaroi sot kryeministri italian, Giuseppe Conte.

“Mbështes idenë e ndarjes së punëve me partitë. Kjo është një provë e ashpër për Italinë, beteja jonë shkon nga veriu në jug”, theksoi ai.

“Sidoqoftë, përgjegjësia maksimale mbetet te qeveria, sigurisht. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu për të raportuar mbi veprimet tona” shtoi Conte.

”Por, përgjegjësia, unë nuk lodhem ta them, se u takon të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe deputetët, sepse si asnjëherë më parë ne jemi thirrur të bëjmë të gjitha veprimet tona drejt së mirës së përbashkët”, tha kryeministri.

”Durim, besim, përgjegjësi”, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Më shumë se 450 000 raste me COVID-19 në botë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Drejtoria e Transportit Rrugor vijon punën në shërbimin të qytetarëve, Gonxhja: Aplikimet online