Ballina Bota

MALI I ZI – Një ruse arrestohet për përhapje paniku për COVID-19

PODGORICE, 24 mars /ASH-AA/ – Policia malazeze ka arrestuar një person (A.G 35 vjeçe) nga Rusia për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të përhapjes së panikut dhe rrëmujës lidhur me koronavirusin e ri.

Nga Drejtoria e Policisë e Malit të Zi theksuan se A.G në profilin e një rrjeti social publikoi se në Malin e Zi janë të sëmurë rreth 5 000 persona nga koronavisuri dhe se gjashtë kanë vdekur.

Ajo shtoi se Malin e Zi e pret skenari i Italisë.

“A.G theksoi se stafi i hotelit ‘Avala’ është i infektuar me koronavirus dhe se janë shtruar në spital. Policia e lokalizoi dhe arrestoi A.G. me dyshimin se ka kryer veprën penale të përhapjes së panikut dhe rrëmujës dhe do të dorëzohet në prokurorin kompetent në Kotor”, konfirmohet nga policia malazeze./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrefekti Malaj për ATSH-në: Mbi 42 mijë pensionistëve iu dërgua pensioni në shtëpi
Artikulli tjetërBasha: Mbështesim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian