TIRANË, 22 mars/ATSH/ Banorët e Laçit kanë respektuar në mënyrë strikte rregullat e vendosura nga autoritetet shtetërore për evitimin në maksimum të lëvizjes.
Qyteti i Laçit sot ishte i qetë dhe pa lëvizje njerëzish dhe automjetesh dhe gjithashtu bizneset dhe lokalet ishin të mbyllura.
Në kuadër të masave që janë marrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, banorët Laçit kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar distancimin social./k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























