Ballina Ekonomi

Dita Botërore e Ujit/ USAID: Krenarë që kemi kontribuar në Shqipëri

TIRANË, 22 mars /ATSH/-Sot është Dita Botërore e Ujit. Agjenscia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) shprehet se “është krenare që ka kontribuar në përmirësimin e sektorit të ujit në Shqipëri”.

Sipas USAID, javën e kaluar përfundoi projekti 4-vjeçar i USAID-it “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit”, i zbatuar nga Shoqata Ujësjellës-Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB).

Në takimin përmbyllës, Përfaqësuesja e USAID/Shqipëri, Mikaela Meredith, bëri thirrje për vazhdim të bashkëpunimit mes SHUKALB dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për forcimin e kapaciteteve teknike në këtë sektor. Qëllimi i projektit ishte krijimi i një platforme institucionale trainimi, e ndjekur nga certifikimi, çka siguron mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve edhe në të ardhmen. Duke u përqendruar në rritjen e ekspertizës në vend, ky partneritet shpejton Rrugëtimin e Shqipërisë drejt Zhvillimit të Pavarur. 

e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/Bajrami: Mësimi fillon nesër në RTK dhe dy platforma online
Artikulli tjetërVIDEO-Abuzimet me çmimet/ Procedohen 8 administratorë, gjobiten 6 të tjerë