Ballina Bota

SHBA – Pence: Do të bëj testin për COVID-19

UASHINGTON, 21 mars /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka njoftuar se do të testohet sot për koronavirus, pas një testimi pozitiv të njërit prej anëtarëve të stafit të tij, me të cilin as ai dhe as presidenti Donald Trump nuk kishin  qenë në kontakt të drejtpërdrejtë.

“Ne kemi gjurmuar të gjitha kontaktet dhe megjithëse mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk kishte arsye të besonte se isha i ekspozuar, dhe nuk ka nevojë të testohet, duke pasur parasysh funksionet unike që unë kam, së bashku me bashkëshorten time do të testohemi për koronavirus sot pasdite”, tha Mike Pence në një konferencë për shtyp mbi pandeminë.

“As presidenti dhe as unë nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me këtë person”, theksoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIETNAM – Qeveria ndalon hyrjen e vizitorëve dhe shtetasve
Artikulli tjetërMasat kundër COVID-19/ Siguria ushqimore, listë verifikimi për bizneset