Ballina Bota

COVID-19 – Brazili shpall gjendjen e jashtëzakonshme

RIO DE ZHANEIRO, 21 mars /ATSH-DPA/ – Brazili është shteti i fundit që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi koronavirusi po vazhdon të përhapet në vendin e Amerikës së Jugut.

Pas një votimi të mëparshëm në Dhomën e Deputetëve, Senati miratoi dekretin e urgjencës, që mundëson livrimin e burimeve financiare për shtetin për trajtimin e koronavirusit.

Senati votoi përmes videokonferencës pasi presidenti i Senatit, Davi Alcolumbre dhe senatori Nelsinho Trad kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Trad ishte në delegacionin brazilian që shoqëroi presidentin Jair Bolsonaro në Florida për një takim me presidentin amerikan, Donald Trump në fillim të këtij muaji.

Deri tani, Brazili ka konfirmuar më shumë se 600 raste me koronavirus dhe shtatë viktima./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama citon politikanin amerikan: Në kohë të vështira thjesht zbulohet heroi brenda secilit prej nesh
Artikulli tjetërFOTO/ Bashkia Dibër pako ushqimore për të moshuarit e vetmuar dhe familje në nevojë