UASHINGTON, 20 mars /ATSH-AFP/ – Ushtria amerikane njoftoi se kishte testuar me sukses, një ditë më pare, një model të raketës hipersonike, që ajo shpreson ta vendosë në pesë vitet e ardhshme të konkurojë armët e ngjashme të zhvilluara nga Rusia dhe Kina.
“Ministria e Mbrojtjes testoi me sukses një raketë hipersonike gjatë një fluturimi prove të kryer që prej Qendrës së provave të Kauait, në Hawai, më 19 mars rret ores lokale 22:30 (08:30 GMT)”, theksoi Pentagoni në një komunikatë./ /ec/












