BOGOTA, 20 mars /ATSH-AFP/- Rreth 25 milionë njerëz janë nën kufizimin e kontrolluar në Kolumbi, përfshirë në kryeqytet, për një simulim katër-ditor që synon testimin e një gjase të tillë, për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Prapa kësaj nisme është kryetarja e Bogotas, Claudia Lopez dhe simulimi është në fuqi nga e enjtja në mesnatë deri në mbrëmje të hënën në të njëjtën kohë.
“Është hera e parë në Kolumbi, në koordinim me presidencën dhe zyrtarëve të zgjedhur vendorë, që afro 20 milionë kolumbianë do të jenë në karantinë”, tha ajo për WW Radio.
“Kjo është koha e duhur, përpara se të kemi një infektim masiv, një emergjencë të madhe,” shtoi Claudia Lopez./ /ervo/























