Ballina Bota

ITALI – Shefi i Programit Botëror të Ushqimit pozitiv me COVID-19

ROMË, 20 mars /ATSH-DPA/ – Kreu i Programit Botëror të Ushqimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (WFP), David Beasley, njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me  koronavirusin e ri.

“Më konfirmuan se, pas testimit, rezultova pozitiv me virusin COVID-19”, tha ai në një deklaratë.

“Fillova të mos ndihesha mirë gjatë fundjavës së kaluar pasi u ktheva në shtëpinë time në SHBA nga një vizitë zyrtare në Kanada dhe mora vendimin për të kaluar në karantinë, pesë ditë më parë”, shtoi ai.

Beasley, 63 vjeç, ishte guvernatori republikan i shtetit amerikan të Karolinës së Jugut nga 1995 deri në 1999.

Ai ka udhëhequr WFP me qendër në Romë, agjencinë e ndihmës ushqimore të OKB, që nga viti 2017.

Beasley theksoi se është duke punuar me ekipin e WFP për të gjetur këdo që mund të ketë qenë në kontakt me të, kur ai nuk kishte qenë në dijeni të infeksionit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti heq pjesërisht taksën 100%/ Nga mesnata hapen 6 pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë
Artikulli tjetërKini besim te stafi mjekësor dhe na ndihmoni/ Apeli i shefes së Shërbimit Infektiv, Najada Çomo: Mos dilni nga shtëpia