UASHNGTON, 19 mars /ATSH-AFP/-SHBA vendosi sot të sanksionojë pesë kompani të Emirateve të Bashkuara Arabe të akuzuara për transportimin e naftës iraniane, duke anashkaluar embargon e SHBA-së.
“Regjimi iranian i përdor të ardhurat nga shitjet e naftës dhe petrokimikës për të financuar mbështetësit e tij terroristë, si Forcave të Rojeve Revolucionare, ushtria ideologjike e Republikës Islamike, në vend që t’i përdorë ato për shëndetin dhe mirëqenien e iranianëve”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, në një deklaratë.
Kjo është një masë e rrallë ndaj kompanive të Emirateve, që janë aleatët e Uashingtonit në fushatën e tyre të presionit maksimal kundër Iranit, por edhe një nyje e rëndësishme tregtare rajonale./ /ervo/























