https://www.facebook.com/MargaritiElva/videos/496686527679874/
TIRANË, 17 mars /ATSH/ Nismës “Hapni dritaret dhe lëreni muzikën të hyjë në shtëpinë tuaj” të Ministrisë së Kulturës iu përgjigjën dhjetëra artistë, instrumentistë e këngëtarë, të cilët me artin e tyre shprehën me kulturë e mjeshtëri artistike solidaritetin qytetar e njerëzor në këto ditë të vështira që po kalon jo vetëm Shqipëria, por mbarë bota. Me këngët e tyre apo me tingujt e instrumentave ata përcollën momente paqeje e optimizmi, se jeta do të triumfojë.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti na paraqet një pianiste në hapat e parë artistikë, të cilët ka dashur t’i ndajë me bashkëkombasit e saj, duke përcjellë edhe një tjetër mesazh, atë të vazhdimësisë së talenteve që ka nxjerrë shkolla jonë e artit.
“Ninette ka ende për të mësuar dhe shumë punë, derisa gishtat t’i rrëshqasin mbi tastierë, por në këto ditë të jashtëzakonshme, dëshironte t’i bashkohej tingujve dhe zërit të atyre dhjetëra bashkëmoshatarëve dhe artistëve, që me videot e tyre na përçuan mesazhin optimist se edhe këtë herë do të ngrihemi mbi vështirësitë.
Së bashku do t’ia dalim, në emër të jetës!”, shprehet Margariti.











