Ballina Bota

BRAZIL – Shpallet gjendja e jashtëzakonshme për COVID-19

RIO DE ZHANEIRO, 17 mars /ATSH-AFP/- Sot u shpall gjendja e jashtëzakonshme në Rio de Janeiro dhe në qytetin e Sao Paulo-s, dy zonat kryesore të përqëndrimit të rasteve të infektimit me koronavirus.

Masa të veçanta kufizimi janë vënë për restorantet dhe transportin publik.

Janë mbyllur gjithashtu edhe vendet turistike emblematike si “Buka e Sheqerit” ose Krishti Shëlbyes i Korkovados” në Rio de Janeiro.

Edhe pse Brazili ende nuk ka raportuar viktima, shumë masa kufizuese, me një kohëzgjatje fillestare prej 15 ditësh u botuan sot në ”Fletoren zyrtare”./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ambasada shqiptare në Shkup pezullon përkohësisht shërbimin e vizave
Artikulli tjetërCOVID-19/Veliaj: Po punojmë për një paketë masash për biznesin, s’është ky momenti për të bërë politikë