TIRANË, 16 mars/ATSH/ Tirana Airport Partners njoftoi se nga data 19 mars Austrian Airlines do të ndërpresë të gjitha fluturimet.
“Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Austrian Airlines ka njoftuar se duke filluar nga data 19 mars 2020 do të ndërpresë të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë.
TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit./a.gjonaj/






















