Ballina Bota

SPANJË – Edhe bashkëshortja e Sanchez me COVID-19

MADRID, 15 mars /ATSH-AA/ – Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, rezultoi pozitive ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan zyrtarët spanjollë.

Zyrtarët thanë se testi i Begona Gomez ishte pozitiv, por gjendja shëndetësore e  kryeministrit dhe Begonas ishte optimale.

Spanja të shtunën njoftoi se do të mbyllë gjithë vendin, pasi numri i rasteve të diagnostikuara tejkaloi shifrën 6 000.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi i njohur si COVID-19 është përhapur në rreth 150 vende dhe territore duke shkaktuar mijëra të vdekur.

Një shumicë e madhe e të infektuarve shërohen nga kjo sëmundje./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Të miratohet paketa e masave social-ekonomike
Artikulli tjetërPolicia Ushtarake në terren, Xhaçka: Qëndroni në shtëpi, ndihmoni djemtë tanë