TIRANE, 15 mars/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti në vend për ditën e djelë parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Parashikohet reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites, reshjet e shiu do të fitojnë intensitet deri mesatar në qendër, verilindje dhe juglindje të vendit në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-8m/sek, prej orëve të pasdites era fiton intensitet me shpejtësi 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/17 | re shi |
| Kukës | 6/13 | re shi |
| Lezhë | 6/18 | re shi |
| Dibër | 5/14 | re shi |
| Durrës | 7/16 | re shi |
| Tiranë | 8/16 | re shi |
| Elbasan | 7/16 | re shi |
| Berat | 5/19 | re shi |
| Vlorë | 7/17 | re shi |
| Korcë | 4/14 | re shi |
| Gjirokastër | 5/18 | re shi |
| Sarandë | 8/18 | re shi |






















