Ballina Flash

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall sfidën: “Duar të Sigurta”

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Organizata botërore e Shëndetësisë ka shpallur sfidën “Duar të Sigurta” për të promovuar fuqinë e duarve të pastra për të luftuar koronavirusin.

Zyra e OBSH-së në Tiranë së bashku me sfidën e nisur, e ka shoqëruar këtë të fundit edhe me një video ku jepet mënyra sesi qytetarët duhet të lajnë duart.

Larja e duarve shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, është rekomanduar si një nga këshillat e rëndësishme, si mbrojtja më e mirë ndaj viruseve.  z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Përqafim i masave të qeverisë shqiptare”/ OSBE: Veprime të forta për të kufizuar përhapjen e COVID-19
Artikulli tjetërPolicia: Të gjitha pikat e kalimit kufitar me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, janë funksionale