Ballina Flash

COVID-19/ Elbasan, Llatja: Nuk do ketë grumbullime për Ditën e Verës

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gletjan Llatja ka theksuar sot në mbrëmje, se nuk do ketë grumbullime apo aktivitete në lidhje me festën e Ditës së Verës.

Ai tha se kjo është një festë tradicionale, por këtë vit nuk ka për të pasur grumbullime, pasi masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, lipsin shmangien e grumbullimeve. Ai u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe paralajmëroi se grumbullimet nuk do të lejohen. Ndërsa në lidhje me lokalet dhe restorantet, ai tha se është dhënë urdhër që të mbyllen të gjitha.

“Elbasanasi është i përgatitur për festë, por që nuk ka për të ndodhur për shkak të koronavirusit dhe masave që janë marrë. Elbasani është i mbyllur prej sot, ka qenë një ditë e qetë. Në akset kryesore ka postblloqe dhe forca ushtarake për bllokimin e të gjitha rrugëve dhe mjeteve. Janë marrë masat edhe për mbylljen e ambienteve publike, lokale e restorante dhe janë marrë masa për shmangien e grumbullimeve. Situata është në kontroll dhe nuk do të ketë grumbullime, kemi bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi”, tha Llatja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Mjeku Ivanaj: U morën masat e duhura, nuk kemi arritur ende pikun e sëmundjes
Artikulli tjetërMasat shtesë ndaj COVID 19/ Policia vendos dy numra shtesë për situatat e emergjencës