Ballina Ekonomi

Pensioni do t’u shkojë në shtëpi të gjithë qytetarëve

TIRANË, 11 mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të gjithë pensionistëve do t’u shkojë pensioni në banesë dhe ata nuk duhet të dalin nga shtëpia.

Gjatë një komunikimi live me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për masat e marra dhe shqetësimet e qytetarëve, Kryeministri Rama theksoi se pensionistët nuk kanë nevojë të shkojnë te sportelet, pasi nuk do të gjejnë njeri në sportel.

Kjo, sipas tij, bëhet për të ruajtur punonjësit, por edhe ata vetë. “Nëse ata mbyllen në shtëpi do të ulin riskun për prekjen nga COVID-19”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Rama deklaroi po ashtu se janë marrë të gjitha masat për të siguruar ushqimet dhe ilaçet për qytetarët dhe në asnjë rast nuk do të mungojnë.

“Nuk duhet të ketë asnjë alarm për ushqime e ilaçe”, tha Rama./a.gjonaj

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Më shumë se 20 000 persona të kontaminuar me COVID-19 në Europë
Artikulli tjetërVideo e mjekut/ Rama: Shkelje etike që i shërben propagandës dezinformuese të PD-së