Ballina Bota

KORE E JUGUT – Frenohet përhapja e COVID-19

PEKIN, 10 mars /ATSH-ANSA/ – Përhapja e koronavirusit vazhdon të frenohet në Korenë e Jugut, një nga vendet më të goditura nga COVID-19.

Rastet e reja të regjistruara dje (e hënë) janë 131, nga 248 pardje (e diel), nga 367 të shtunën, nga 438 të premten dhe nga 518 të shtunën (7 mars).

”Totali i pacientëve është 7 513”, deklaroi Qendra koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ka tre viktima më shumë, ndërkohë që janë shëruar 81./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/3/2020
Artikulli tjetërApeli i Braçes: Nëse ke qenë në Itali vetëkarantinohu, shpëton veten dhe gjithkënd që do