Ballina Flash

MUZIKË – “Genesis” sërish bashkë pas 13 vitesh

LONDËR, 4 mars /ATSH-DPA/- Grupi britanik i muzikës rock, “Genesis” njoftoi se planifikon të ribashkohet për herë të parë pas 13 viteve për turneun e “The Last Domino?”, që këtë vit do të zhvillohet në tetë qytete.

“Genesis”, i kryesuar nga këngëtari Phil Collins, tha se planifikon ta hapë turneun në Dublin, para se të vazhdojë më pas me koncertet në Londër, Manchester, Glasgow dhe qytete të tjera britanike, në nëntor dhe dhjetor.

Tony Banks dhe kitaristi Mike Rutherford do të marrin pjesë në turne, por anëtari themelues, Peter Gabriel, i cili u largua nga grupi në 1975 dhe ish-kitaristi, Steve Hackett, nuk do të jenë të pranishëm.

“Collins nuk është më mjaftueshëm i aftë për të performuar në bateri dhe do të zëvendësohet nga djali i tij 18-vjeçar, Nicholas”, bëri të ditur treshja.

Grupi muzikor e nisi karrierën në vitet 1970.

Ndër këngët e tyre më të njohura janë “Land of Confusion” (Toka e Pështjellimit), “I can’t dance” (Nuk mund të kërcej) dhe “Invisible Touch” (Një prekje e padukshme)./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Rehabilitimi i qendrës shëndetësore Bathore, 8 500 banorë përfitojnë shërbime me standarde bashkëkohore
Artikulli tjetërPresidenti Meta kthen në Kuvend ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”