TIRANË, 4 mars /ATSH-ANSA/ 7,9 miliardë karta SIM qarkullojnë në botë, më shumë se popullsia botërore, 5,9 miliardë persona kanë celularë dhe janë 6,3 miliardë abonime në internet.
Të dhënat, të raportuara për fundin e vitit 2019, dalin nga botimi i fundit i Raportit të Telefonisë Celulare të kompanisë suedeze “Ericsson”.
Diferenca midis përdoruesve unikë dhe SIM-eve totale – vëzhgon kompania skandinave – vjen kryesisht për shkak të pranisë së SIM-eve të shumta për person ose abonimeve joaktive.
Në tremujorin e katërt, numri i pajtimeve në rrjetin celular është rritur me 49 milionë njësi (+ 3%). Kontributi më i madh në këtë tremujor erdhi nga Kina (+7 milionë), e ndjekur nga Indonezia (+5 milionë) dhe Filipinet (+4 milionë).
Në total numri i abonimeve celulare u rrit, duke u rritur përafërsisht me 130 milionë (+ 9%), dhe duke e çuar shifrën në 6,3 miliardë.






















