Ballina Flash

SOFT NEWS – Një ”hënë” e re rreth Tokës?!

UASHINGTON, 28 shkurt /ATSH-AFP/- Toka ka rreth saj një miniHënë me madhësinë e një makine, sipas astronomëve që shquan objektin qiellor teksa sillej rreth planetit tonë.

Ky satelit, me përmasa 1,90 x 3,50 metra, u pa natën e 15 shkurtit nga studiuesit Kacper Wierzchos  dhe Teddy Pruyne, nga  projekti  “Catalina Sky Survey”, i financuar nga NASA.

MiniHëna e re, e emërtuar 2020 CD3, mund të jetë një asteroid i tipit C (karbon, pra shumë i errët”), njoftoi Wierzchos, në Twitter .

Për astronomin, ky informacion është shumë i rëndësishëm, sepse është i dyti asteroid i njohur, që sillet rreth Tokës, pas 2006 RH120, i cili u zbulua gjithashtu nga “Catalina Sky Survey”.

Studiuesit theksuan se orbita aktuale e mini-Hënës sugjeron se asteroidi është kapur nga graviteti i Tokës para tre vjetësh./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Kongresin e PS-së: Linda është opozita ime më e fortë
Artikulli tjetërLinda Rama në Kongresin e PS: Fëmijët e këtij vendi meritojnë një ofertë të re