Ballina Flash

Meri Kumbe emërohet zv.ministre e Kulturës

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ -Këshilli i Ministrave vendosi sot  emërimin e Meri Kumbe në postin e zëvendësministrit të Kulturës.

Zonja Meri Kumbe është muzikologe dhe pedagoge në Departamentin e Muzikologjisë në Universitetin e Arteve të Tiranës.

Nga viti 2014 deri në 2016, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Aktiviteteve Folklorike në Ministrinë e Kulturës.

Për rreth 2 vjet (2014-2016) ajo ishte Sekretare e Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore jo-materiale, në Ministrinë e Kulturës.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të Valbona Shujaku, nga posti i zëvendësministrit të Kulturës.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – Rasti i parë me COVID-19 trondit Bursën e San Paulos
Artikulli tjetërAsnjë rast në Shqipëri/ Të dhënat e përditësuara për Koronavirusin COVID-2019