BERLIN, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – Pritshmëritë e eksportuesve gjermanë u përkeqësuan për sektorin e prodhimit, duke rënë në minus 0,7 pikë në shkurt nga +0,8 pikë në janar, sipas institutit IFO.
“Zhvillimet ekonomike me përhapjen e koronavirusit lënë pak hapësirë për shpresë për përmirësim”, vuri në dukje instituti.
Sipas IFO-s, industria e automobilave në Gjermani aktualisht ka frikë nga një “rënie më e theksuar e eksporteve në muajt në vazhdim”.
Skepticizëm gjithashtu është regjistruar në industrinë kimike dhe sektorin e inxhinierisë mekanike.
”Sektorët që njohën zhvillime pozitive këtë muaj ishin ata që lidhen me prodhimin e ushqimeve, pijeve dhe duhanit, që presin rritje të konsiderueshme në eksportet e tyre në muajt në vazhdim”, shtoi IFO./ /os/ a.jor.