TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Autoriteti Portual Durrës njofton se sot në kalatën nr. 5 të portit më të madh të vendit vazhdon normalisht puna për përpunimin e mallrave në Terminalin Perëndimor.
Gjatë pasdites të së hënës, datë 24 shkurt, ka mbërritur në Portin e Durrësit anija “Ns Spirit”, e cila po shkarkon 3814 tonë hekur.
Anija është me flamur turk, ka një gjatësi rreth 90 m dhe tonazhi i saj 4500 tonë.























