Ballina Bota

GJERMANI – Aktivistët e mjedisit kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së “Tesla”-s

BERLIN, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Aktivistët e mjedisit u zotuan sot se do të kundërshtojnë vendimin e një gjykate që lejon gjigantin amerikan të makinave elektronike, “Tesla”, të vazhdojë me pastrimin e pyjeve për ndërtimin e një fabrike në afërsi të Berlinit.

Një zëdhënës i grupit “Baumpirat: innen” (Piratët e pemëve), deklaroi se dy aktivistë kishin qenë në pyllin me pisha në zonën Gruenheide që në orët e para të mëngjesit. Qëllimi i tyre është të ngjiten pemë për të ndaluar prerjen e tyre.

Një gjykatë rajonale për zonën Berlin-Brandenburg refuzoi kërkesat e dy shoqatave mjedisore për ndalimin e pastrimit të rreth 90 hektarëve pyjesh. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrenell mbetet i fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërDoganat sekuestrojnë 80 mijë paketa kontrabandë që vinin nga Mali i Zi