BRATISLAVA, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Mijëra njerëz kanë planifikuar të manifestojnë sot kundër korrupsionit, dy vjet pas vrasjes së gazetarit investigativ, Jan Kuciak dhe një javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 29 shkurtit.
Kuciak dhe e fejuara e tij, Martina Kusnirova u vranë më 21 shkurt 2018, në shtëpinë e tyre.
Shkrimet e tij për lidhjet korruptive mes politikës dhe biznesit nxitën protesta masive, si pasojë e të cilave qeveria e kohës dha dorëheqjen.
Hetimet për milionerin Marian Kocner, i akuzuar për këtë vrasje, zbuluan një rrjet korrupsioni që ekzistonte prej dekadash./ /ervo/ a.jor.




















