Ballina Bota

SHBA – Avionët 737 MAX përsëri me probleme

ÇIKAGO, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Gjiganti amerikan i aviacionit ”Boeing” po përballet me një tjetër problem me avionët 737 MAX, ndërkohë që po përpiqet ta nxjerrë në fluturim këtë seri avionësh.

”Gjatë kontrollit të mirëmbajtjes, në depozitat e karburantit të disa prej avionëve u gjetën mbeturina”, tha kompania.

Sipas prodhuesit, kjo çoi drejt një hetim të brendshëm gjithëpërfshirës dhe masave korrigjuese të menjëhershme në sistemin e prodhimit.

“Boeing” ka një grup avionësh 737 MAX, që nuk mund t’i dorëzojë, sepse seria e avionëve është izoluar në tokë që prej marsit 2019, si pasojë e dy përplasjeve me pasojë 346 viktima.

Pavarësisht kësaj pengese më të fundit, ”Boeing” ende pret që seria 737 MAX të miratohet nga rregullatorët dhe të lejohet të fluturojë përsëri në mes të vitit 2020./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak4.3% u rrit oferta monetare në fund të vitit 2019
Artikulli tjetërPërkujtohet patrioti i shquar Luigj Gurakuqi në 141-vjetorin e lindjes