TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Në qytetin verior të Pukës vijon intensivisht puna për mbjelljet e reja me drurë dekorativë.
Punonjësit e bashkisë po mbjellin çdo ditë drurë dekorativë ku krahas qytetit, po mbjellin dhe në periferi të tij.
Sipas bashkisë së Pukës, pemë dekorative do të mbillen edhe në unazën e madhe të qytetit.
Puka gjithnjë e më shumë po merr një fizionomi tjetër, duke u bërë më tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit.
Bashkia e Pukës synon që gjatë këtij viti të vijojë me mbjelljen e drurëve dekorativë, në mënyrë që qyteti të ketë më shumë hapësira të gjelbra.
Aktualisht falë edhe investimeve të qeverisë për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit, mozaiku mjedisor që ofron Puka përbën tashmë edhe një destinacion turistik të veçantë./k.s/























