Ballina Bota

BOSNJE – Probleme me rritjen e numrit të migrantëve

SARAJEVË, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Autoritetet në kantonin Una-Sana në veriperëndim të Bosnjes, i vendosur në kufi me anëtaren e BE-së, Kroacinë, deklaruan se nuk ka ende koordinim midis institucioneve shtetërore dhe vendore për krizën e migracionit të paligjshëm, deklaruan burimet e medieve duke cituar ministrin boshnjak të Sigurisë, Fahrudin Radonçiç.

Sipas vlerësimeve, numri aktual i migrantëve të paligjshëm në këtë pjesë të Bosnjes është rreth 5 000, nga të cilët 3 500 ndodhen në qendrat e pritjes dhe, një pjesë që kanë para’ qëndrojnë në shtëpi private.

Edhe pse numri i krimeve të kryera nga migrantët vazhdon të rritet, nuk ka fonde të mjaftueshme për të rritur numrin e oficerëve të policisë.

Dimri i butë i këtij viti lehtësoi kalimin e migrantëve të paligjshëm drejt kufijve perëndimorë të Bosnjes, duke rezultuar në rritje të mbërritjeve ditore, mesatarisht në rreth 80 migrantë në ditë.

Megjithatë, presidenti i kantonit deklaroi se e keqja nuk kishte mbërritur ende./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta firmos kallëzimin penal shtesë ndaj Dvoranit
Artikulli tjetërTURQI – Lirohen të 16 të pandehurit për protestat mjedisore