Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 14 shkurt 2020

TIRANE, 14 shkurt /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu do të ketë prej orëve të mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën bregdetare. Gradualisht reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet mesatar lokalisht në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reshje bore në lartësitë mbi 1000 metër në Veri – Verilindje dhe Juglindje.

Mjegull e mjegullinë e përkohëshme nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim Jug-Jugperëndim 1-10 m/sek, përgjate bregdetit dhe luginave deri 20-25 m/sek, erë me rrahje dhe intensive  duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5-6 ballë. Në pasdite era kthen me drejtim Veriperëndim.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/12 re shi stuhi
Kukës 7/9 re  shi bore
Lezhë 11/12 re shi
Dibër 3/6 re shi bore
Durrës 12/16 re shi
Tiranë 10/17 re shi  stuhi
Elbasan  8/16 re shi   stuhi
Berat 8/16 re shi stuhi
Vlorë 12/15 re shi  stuhi
Korçë 5/8 re shi bore
Gjirokastër 6/16 re shi stuhi
Sarandë 10/17 re shi

                 

/e.malaj/

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/02/2020
Artikulli tjetërHOLANDË – Nëse nuk justifikon dot veshjen firmato policia ta sekuestron