SANREMO, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Diodato, me këngën ”Fai rumore”, fitoi festivalin e njohur italian të këngës Sanremo.
Në vendin e dytë u rendit Francesco Gabbani me këngën ”Viceversa”, ndërkohë që vendin e tretë grupi ”Pinguini Tattici Nucleari” me këngën ”Ringo Starr”.
Kënga ”Fai rumore” u konsiderua si një akt rebelimi që fotografon dashurinë në sensin më të plotë të mundshëm dhe në të njëjtën kohë si një ftesë për të rrëzuar muret e së pazakonshmes.
Deri në vendin e dhjetë renditja e këngëve në Sanremi ishte:
4) Le Vibrazioni
5) Piero Pelù
6) Tosca
7) Elodie
8) Achille Lauro
9) Irene Grandi
10) Rancore./ a.jor.






















