DUBLIN, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Qendrat e votimit u hapën sot në Irlandë për zgjedhjet legjislative që duken të vështira për kryeministrin në ikje, Leo Varadkar, në pushtet që prej rreth tre vitesh.
Rreth 3,3 milionë zgjedhës do të votojnë deri në orën lokale 22:00, në përfundim të një fushate të dominuar nga çështje si strehimi, shëndetësia apo Brexit.
Një sondazh pas votimit do të publikohet, por numërimi do të fillojë vetëm të dielën në mëngjes.
Një javë pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, Irlanda dhe 4,9 milionë banorët e saj ndodhen në linjën e parë. Është i vetmi vend i BE-së që ndan një kufi tokësor me fqinjin britanik dhe lidhjet ekonomike mes dy vendeve janë të ngushta./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












