PARIS, 7 shkurt /ATSH-AFP/ – Franca e ka pakësuar arsenalin e saj bërthamor, deklaroi sot presidenti, Emmanuel Macron duke mburrur bilancin shembullor të vendit në fushën e çarmatimit.
“Franca ka një bilanc që është unik në botë, në përputhje me përgjegjësitë dhe interesat e saj”, tha kreu i shtetit, në një fjalim për strategjinë franceze të mbrojtjes dhe parandalimit bërthamor.
“Janë çmontuar në mënyrë të pakthyeshme armët bërthamore tokësore, objektet e prodhimit të lëndëve të zbërthyeshme dhe është pakësuar numri në arsenalin tonë bërthamor, që sot është më pak se 300 njësi”, vazhdoi ai./ /ervo/ a.jor.