Ballina Bota

FRANCË – Protestat kundër reformës së pensioneve mbyllin Eifelin

PARIS, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Kulla Eifel ka njoftuar mbylljen për vizitorët, ndërsa sindikatat janë përgatitur për një ditë tjetër proteste kundër reformës së pensioneve.

Projektligji për të zëvendësuar skemat e shumta ekzistuese të pensioneve në Francë me një skemë të vetme kombëtare është tani para Asamblesë Kombëtare.

Opozita nga e majta radikale ka paraqitur rreth 19 000 amendamente, në një përpjekje për të ndryshuar legjislacionin.

Macron thotë se sistemi i ri do të jetë më i drejtë pasi të gjitha kontributet e pensioneve do të çojnë në të njëjtin nivel pagese dhe në një sistem të vetëm më të përshtatshëm për njerëzit./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Eurostat: 5,2% e europianëve punojnë nga shtëpia
Artikulli tjetërNdryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, jo më kusht betimin te Presidenti