Sot, Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, 4 Shkurti, është e vetmja iniciativë, ku të gjithë mund të bashkohen në luftën kundër epidemisë globale të kancerit.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se përmes mesazhit “Unë jam, unë do t’ia dal”, përcillet nevoja që të gjithë, në mënyrë individuale ose së bashku, mund të ndihmojë në uljen e barrës globale të kancerit.

“Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, 4 Shkurti, është e vetmja iniciativë, ku të gjithë mund të bashkohen në luftën kundër epidemisë globale të kancerit. Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën. Së bashku ne mund ta ndryshojmë atë. Koha për të vepruar është tani. Ky mesazh përcjell nevojën që të gjithë, në mënyrë individuale ose së bashku, mund të ndihmojë në uljen e barrës globale të kancerit”, – thonë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme, por secili ka fuqi të veprojë dhe të marrë masa në uljen e ndikimit të sëmundjes tek individët, familjet dhe komunitetet. Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të reflektuar mbi atë çka mund të bëni.

Çdo vit në 4 shkurt, kjo ditë fuqizon komunitetet dhe individët në mbarë botën për të treguar mbështetje, për të ngritur zërin kolektiv, për të ndërmarrë veprime personale dhe për të rritur presionin te qeveritë tona që të bëjnë më shumë në luftën kundër kancerit.

Kanceri është një çështje shëndetësore dhe njerëzore. Sot, 9.6 milionë njerëz vdesin çdo ditë nga kanceri, duke e bërë atë shkakun e dytë të vdekshmërisë në mbarë botën. Sot 1/3 e kancerit mund të parandalohet. /z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.