MADRID, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Një avion i linjës ajrore Air Canada me 128 pasagjerë, u kthye në Madrid për të bërë ulje emergjente, pasi hasi probleme me motorin dhe mekanizmin e uljes.
Sipas linjës ajrore, avioni për në Toronto pësoi probleme menjëherë pas ngritjes nga Madridi.
Pilotët e avionit Boeing 767-300 shpallën emergjencë dhe më pas fluturuan në qarqe për katër orë mbi kryeqytetin spanjoll për të lehtësuar ngarkesën e karburantit të avionit, para se të uleshin të sigurt rreth orës 19:00. / /sara/























