TIRANE, 2 shkurt/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti gjatë ditës së sotme, do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.
Në veri të vendit, parashikohen vranësira lokalisht të dendura dhe reshje shiu përgjatë bregdetit.
Në veri e lugina, parashikohet mjegull e mjegullinë.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1-8m/sek, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/14 | Re diell |
| Kukës | 8/14 | Re diell |
| Lezhë | 7/15 | Re diell |
| Dibër | 5/12 | Re diell |
| Durrës | 8/15 | Re diell |
| Tiranë | 10/17 | Re diell |
| Elbasan | 7/14 | Re diell |
| Berat | 7/16 | Re diell |
| Vlorë | 6/17 | Re diell |
| Korcë | 3/11 | Re diell |
| Gjirokastër | 0/13 | Re diell |
| Sarandë | 7/16 | Re diell |






















