Ballina Flash

Programi i Rindërtimit/ Miratohet sistemi i pikëzimit të banesave në Lezhë

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar sistemin e pikëzimit për programin e rindërtimit dhe për përfitimin e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Bashkiak, nënkryetari i bashkisë, Ermal Pacaj shpjegoi sistemin e pikëzimit ndërsa theksoi se prioritet kryesor për rindërtimin e banesave do të kenë familjet në nevojë.

“Sistemi i pikëzimit është një paketë që është e lidhur me sistemin online të aplikimit, një sistem elektronik i cili pas pikëzimit i jep mundësi strehimi më përpara familjeve që janë në nevojë. Familjet që jetojnë në çadër kanë pikët maksimale për strehim. Çdo qytetar duhet të vijë pranë bashkisë për të bërë aplikimin për statusin dhe dëmet që ka pasur nga tërmeti. Familjeve që akoma nuk i është bërë akt-konstatimi, do t’iu bëhet akt-konstatimi i cili është i lidhur ngushtë me procesin e aplikimit online. Më pas me të dalë, ekspertiza e thelluar për secilën banesë, do të merren masat sipas programit të rindërtimit ose të rinovimit për secilin prej këtyre banesave”, -tha Pacaj. z.tosku/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjonaj: Reforma në Drejtësi, pasaportë e hapjes së dyerve drejt Bashkimit Europian
Artikulli tjetërMJEKËSI – Gati zemra e parë bionike