Ballina Flash

Koronavirusi, masat për parandalimin e infeksionit

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/  Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon marrjen e disa masave kryesore për parandalimin e infeksionit nga koronavirusi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se
me disa gjeste të thjeshta, mund të mbroni veten dhe të tjerët nga viruset e rrezikshme si koronavirusi.

“Lani shpesh duart me sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli. Kur kolliteni apo tështini, mbuloni gojën dhe hundën me shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart. Menjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë apo kollë”, rekomandon OBSH.

Ndërkaq, ministrja u bën apel qytetarëve të cilët mund të kenë udhëtuar së fundmi në Kinë, që nëse ata kanë temperaturë, kollë apo vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë urgjencën kombëtare 127. z.tosku/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Si asnjëherë më parë pamje nga afër të Diellit
Artikulli tjetërKINË – Arrin në 259 numri i viktimave nga koronavirusi