Ballina Bota

SOFT NEWS – ”50 Cent” me yll në Hollivud

LOS ANXHELES, 31 janar /ATSH-AFP/ – Reperi amerikan ”50 Cent” zbuloi dje yllin e tij në të famshmen ”Walk of Fame” të Hollivudit, gjatë një ceremonie, ku ai përfitoi për t’i bërë homazhe basketbollistit të ”Lakers”-ave, Kobe Bryant.

Me origjinë nga Nju Jorku, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, ai ka qenë relativisht i tërhequr vitet e fundit nga bota e muzikës duke u përqendruar më shumë në biznes apo televizion.

Në ceremoni, ”50 Cent”, i cili mbizotëroi botën e muzikës rap në vitet 2000, falë imazhit të tij të trishtuar prej reperi ”gangsta”, u shoqërua veçanërisht nga producentët, mentorët dhe miqtë e tij Eminem dhe Dr. Dre.

Ylli i tij është i 2 686-ti në bulevardin e famshëm kalifornian./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana në shërbim të PAK dhe nënave me karroca, vendosen rampa në trotuarë
Artikulli tjetërKLP emëron prokuroren Doloreza Musabelliu në SPAK